Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se sulmoi policin

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se sulmoi policin

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se sulmoi policin

Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi dyshohet se kishte tentuar ta godiste një zyrtar policor me veturë dhe më pas e kishte sulmuar fizikisht.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 13 nëntor, rreth orës 10:15, në rrugën “Wesley Clark”.

Sponsor 3M Express

I dyshuari nuk iu ishte bindur urdhrave të zyrtarëve policorë, të cilët po merreshin me rregullimin e trafikut, dhe kishte bërë vozitje të rrezikshme, duke tentuar ta godiste një polic.

Pasi ishte ndaluar nga njësia policore, ai përsëri nuk i kishte përfillur urdhrat dhe e kishte qëlluar një zyrtar policor.

Polici ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

SINJALI 24 | Autoambulancë pa sirena, një vdekje, sulm ndaj policit, dhunë në familje, drogë e thika në shkolla – çfarë ndodhi në 24 orët e fundit në vend?

SINJALI 24 | Autoambulancë pa sirena, një vdekje, sulm ndaj policit, dhunë në familje, drogë e thika në shkolla – çfarë ndodhi në 24 orët e fundit në vend?

Iu përkeqësua gjendja në QKMF e Klinës, një grua vdes derisa po transportohej drejt Spitalit të Pejës

Iu përkeqësua gjendja në QKMF e Klinës, një grua vdes derisa po transportohej drejt Spitalit të Pejës

Dy persona kapen në Istog, dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin

Dy persona kapen në Istog, dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin