Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Bashkëjetesë me personin nën 16 vjeç”.
Sipas raportit policor, më 10 nëntor 2026, përmes rrugëve operative është identifikuar lokacioni ku i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ishte duke jetuar në një banesë së bashku me një të mitur, femër kosovare.

“Vushtrri 30.09.2026 – 15:00. Më 10.11.2026 përmes rrugëve operative është identifikuar lokacioni ku i dyshuari mashkull kosovar, ishte duke jetuar me të miturën femër kosovare në një banesë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Burimi: Dukagjini





