Një person është arrestuar të enjten në Mitrovicën e Veriut, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe 66 fishekë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është mashkull kosovar.

Me vendim të prokurorit, ai është liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Burimi: Dukagjini




