Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet për tri raste të mashtrimit me vetura

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet për tri raste të mashtrimit me vetura

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet për tri raste të mashtrimit me vetura

Sipas komunikatës së Policisë, hetuesit e Stacionit Policor Jugu kanë arritur t’i zbardhin tri rastet pas veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave.

I dyshuari, sipas policisë, dyshohet se në tri raste të ndryshme kishte marrë vetura me qira, ndërsa më pas, përmes mashtrimit, i kishte paraqitur ato sikur i kishte sjellë nga jashtë vendit, me qëllim të shitjes.

Sponsor 3M Express

Gjatë hetimeve, policia ka arritur t’i lokalizojë dhe t’i gjejë automjetet në lokacione të ndryshme. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme ligjore, ato do t’u kthehen pronarëve legjitimë.

Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa ndaj tij janë iniciuar tri raste për veprën penale të mashtrimit.

Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e të dyshuarit.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Elijona Binakaj tërheq vëmendjen nga Portugalia, shfaqet me fustan të shkurtër

Elijona Binakaj tërheq vëmendjen nga Portugalia, shfaqet me fustan të shkurtër

Shqipëri: Vetura del nga rruga dhe përfundon në kanal, shoferi largohet nga vendngjarja

Shqipëri: Vetura del nga rruga dhe përfundon në kanal, shoferi largohet nga vendngjarja

Dita e Alfabetit, Ahmeti: Kthesë historike për identitetin, arsimin dhe kulturën tonë

Dita e Alfabetit, Ahmeti: Kthesë historike për identitetin, arsimin dhe kulturën tonë