Arrestohet një person në Kaçanik, policia i gjen substanca narkotike

Arrestohet një person në Kaçanik, policia i gjen substanca narkotike

Arrestohet një person në Kaçanik, policia i gjen substanca narkotike

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për shitje dhe kultivim të substancave narkotike në Kaçanik.

Sipas policisë, rasti është regjistruar të martën, më 20 tetor 2026, rreth orës 20:30, në fshatrat Doganaj dhe Vatë të Kaçanikut.

Sponsor 3M Express

I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar nën dyshimin se merrej me shitjen dhe kultivimin e narkotikëve.

Gjatë kontrollit të automjetit, shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar 16.7 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, si dhe 41 bimë kanabisi (Cannabis sativa), me peshë të përgjithshme prej 2 kilogramësh e 112.3 gramësh.

Po ashtu, si prova materiale janë sekuestruar edhe një palë gërshërë dhe një telefon.

“I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në ndalim policor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Rasti është iniciuar për veprat penale: “Posedim i substancave narkotike” dhe “Kultivim i bimës së hashashit”.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Shtetet e Gjirit mbajnë takim të jashtëzakonshëm në Riad për të forcuar koordinimin dhe gatishmërinë ushtarake

Shtetet e Gjirit mbajnë takim të jashtëzakonshëm në Riad për të forcuar koordinimin dhe gatishmërinë ushtarake

ATK-ja identifikon dhjetëra raste të dyshuara të falsifikimit të vërtetimeve

ATK-ja identifikon dhjetëra raste të dyshuara të falsifikimit të vërtetimeve

Komisioni për Buxhet nuk e miraton amendamentin për 1 milion euro për protezat e invalidëve të luftës

Komisioni për Buxhet nuk e miraton amendamentin për 1 milion euro për protezat e invalidëve të luftës