Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin për kanosje dhe dhunë në familje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, më 25 tetor, rreth orës 15:20, i dyshuari e kishte kanosur përmes telefonit ish-bashkëshorten e tij. Ndërkaq, më 26 tetor, ai dyshohet se i kishte dëmtuar xhamat e shtëpisë së nënës së viktimës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Burimi: Dukagjini




