Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë një shtetas gjerman, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet gjermane.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është kryer më 30 tetor, rreth orës 17:40, nga njësitet e Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet e tjera policore.
I dyshuari me inicialet T.Y. kërkohej nga autoritetet gjermane për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Shkaktim i lëndimeve të rënda trupore”.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa procedurat e mëtejshme ligjore do të vazhdojnë. /Telegrafi/




