Arrestohet në Gjermani shqiptari i dyshuar për pjesëmarrje në grupin ekstremist

Arrestohet në Gjermani shqiptari i dyshuar për pjesëmarrje në grupin ekstremist

Arrestohet në Gjermani shqiptari i dyshuar për pjesëmarrje në grupin ekstremist

Një shtetas shqiptar, i identifikuar si Rexhino “Gino” A., është arrestuar në Gjermani nën dyshimin për përfshirje në grupin ekstremist të majtë “Hammerbande”, pasi u paraqit vetë në një stacion policor në Hannover.

Sponsor 3M Express

Sipas gazetës gjermane “Bild”, shqiptari u paraqit në polici të enjten në mbrëmje, ndërsa Prokuroria e Përgjithshme Federale urdhëroi arrestimin e tij në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar më herët.

Ai dyshohet se në shkurt të vitit 2023 iu bashkua një organizate militante të ekstremit të majtë, të lidhur me Johann G., e cila dyshohet se sulmonte persona të identifikuar si pjesë e spektrit të ekstremit të djathtë në Budapest të Hungarisë.

Sipas hetimeve, më 11 shkurt 2023, Rexhino A. dhe persona të tjerë dyshohet se sulmuan dy persona duke përdorur sprej irritues, shkopinj dhe çekiç. Njëri prej viktimave raportohet se mori të paktën 15 goditje në kokë.

Shqiptari dyshohet për anëtarësim në një organizatë kriminale dhe lëndim të rëndë trupor. Megjithatë, akuzat ndaj tij duhet të shqyrtohen nga drejtësia, ndërsa ai gëzon prezumimin e pafajësisë.

Sipas raportimeve, Rexhino A. ishte në kërkim ndërkombëtar prej disa vitesh. Fillimisht, ai ishte arrestuar në Finlandë, por më pas dyshohet se u largua drejt Francës, ku u arrestua sërish në nëntor të vitit 2024.

Ai u lirua në mars të vitit 2025, ndërsa më vonë një gjykatë franceze lejoi ekstradimin e tij drejt Gjermanisë. Megjithatë, në vend që të priste procedurat e ekstradimit, ai udhëtoi vetë drejt Gjermanisë dhe u paraqit në polici.

Avokati i tij ka deklaruar se shpreson që klienti të ketë një proces të drejtë gjyqësor në Gjermani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Pse po protestojnë të rinjtë në Evropë?

Pse po protestojnë të rinjtë në Evropë?

Të gjithë po flasin për të – Yan Diamonde ka shënuar një super gol ndaj ish skuadrës në Ligën e Kampionëve

Të gjithë po flasin për të – Yan Diamonde ka shënuar një super gol ndaj ish skuadrës në Ligën e Kampionëve

Probleme me dëmtimet te Milani, Amorim humb dy sulmuesit para sfidave të rëndësishme

Probleme me dëmtimet te Milani, Amorim humb dy sulmuesit para sfidave të rëndësishme