Arrestohet komandanti i njësisë speciale antiterroriste në Serbi, Igor Zhmiriq

Arrestohet komandanti i njësisë speciale antiterroriste në Serbi, Igor Zhmiriq

Arrestohet komandanti i njësisë speciale antiterroriste në Serbi, Igor Zhmiriq

Komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste (SAJ) të Serbisë, Igor Zhmiriq, është arrestuar të mërkurën në Beograd, nën dyshimet për keqtrajtim dhe torturim të studentëve gjatë protestave të vitit të kaluar në Serbi.

Sponsor 3M Express

Sipas mediave serbe, arrestimi i tij është kryer nga pjesëtarët e Sektorit të Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me urdhër të Prokurorisë së Parë Themelore në Beograd, përcjell Insajderi.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka konfirmuar se janë ndaluar gjithsej nëntë persona, tetë zyrtarë policorë dhe një person që në kohën e ngjarjes ishte pjesëtar i policisë.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale të keqtrajtimit dhe torturimit.

Rasti për të cilin dyshohen lidhet me ngjarjet e natës së 14 dhe 15 gushtit 2025, në garazhin e ndërtesës së Qeverisë së Serbisë në Beograd.

Sipas njoftimit të MPB-së serbe, të dyshuarit, në cilësinë e zyrtarëve policorë, dyshohet se kanë përdorur forcë dhe kërcënime ndaj disa personave, duke u shkaktuar dhimbje të mëdha dhe vuajtje të rënda. Qëllimi i tyre, sipas dyshimeve të autoriteteve, ishte marrja e informatave, frikësimi dhe ndëshkimi i paligjshëm i tyre. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Bie çmimi i naftës, tregjet shpresojnë në përfundimin e luftës me Iranin

Bie çmimi i naftës, tregjet shpresojnë në përfundimin e luftës me Iranin

Inspektorati ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Prishtinë dhe Viti

Inspektorati ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Prishtinë dhe Viti

Buzhala: Fitorja e demokratëve në ShBA, përgjigje për çmimet e larta (VIDEO)

Buzhala: Fitorja e demokratëve në ShBA, përgjigje për çmimet e larta (VIDEO)