Arrestohet i dyshuari për tentim-grabitje në një barnatore në Pejë

Arrestohet i dyshuari për tentim-grabitje në një barnatore në Pejë

Arrestohet i dyshuari për tentim-grabitje në një barnatore në Pejë

Sipas njoftimit të Policisë, rasti kishte ndodhur më 12 tetor, rreth orës 19:10, në rrugën “Bekim Berisha – Abeja”, ku një person i armatosur me thikë kishte hyrë në barnatore me qëllim grabitjeje.

Megjithatë, pasi kishte vërejtur se brenda lokalit ndodheshin disa persona, i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur pa ndërmarrë veprime të tjera.

Sponsor 3M Express

Policia ka bërë me dije se pas veprimeve intensive hetimore nga Sektori Rajonal i Hetimeve, është identifikuar i dyshuari me inicialet K. Z., i cili është arrestuar në Pejë.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “Grabitje në tentativë”, në konsultim me prokurorin kompetent. 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

SHBA-ja, Rusia dhe Ukraina drejt negociatave të reja, e konfirmon i dërguari i Trump

SHBA-ja, Rusia dhe Ukraina drejt negociatave të reja, e konfirmon i dërguari i Trump

Panduri ekskluzivisht tregon se Presidentja nesër e kthen ligjin në Kuvend

Panduri ekskluzivisht tregon se Presidentja nesër e kthen ligjin në Kuvend

Mashtrimet më të shpeshta gjatë blerjes së tokës ose banesës: Çfarë duhet të dini para se të paguani?

Mashtrimet më të shpeshta gjatë blerjes së tokës ose banesës: Çfarë duhet të dini para se të paguani?

Arrestohet i dyshuari për tentim-grabitje në një barnatore në Pejë | Momenti