Arrestohet 25-vjeçari në Shkodër, iu gjenden dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi

Arrestohet 25-vjeçari në Shkodër, iu gjenden dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi

Arrestohet 25-vjeçari në Shkodër, iu gjenden dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi

Një 25-vjeçar nga Elbasani është arrestuar në Shkodër, nën dyshimin për shitje të lëndëve narkotike në doza, në kuadër të operacionit policor “Shkolla të Pastra”.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, i riu është kapur në flagrancë në afërsi të perimetrit të sigurisë dhe disa ambienteve në qytetin e Shkodrës, ku dyshohet se qëndronte me qëllim të shitjes së narkotikëve.

Gjatë kontrollit fizik, policia i ka gjetur dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Operacioni u realizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë.

Ndaj 25-vjeçarit me inicialet E. H. janë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale, ndërsa materialet e rastit i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Reshjet e dendura turbullojnë ujin, KRU “Gjakova” del me njoftim për dy zona

Reshjet e dendura turbullojnë ujin, KRU “Gjakova” del me njoftim për dy zona

Shqiptari mbahet 20 ditë në qendrën e ndalimit në Itali për shkak të ngatërrimit të identitetit, gjykata urdhëron lirimin e tij

Shqiptari mbahet 20 ditë në qendrën e ndalimit në Itali për shkak të ngatërrimit të identitetit, gjykata urdhëron lirimin e tij

Berguzar Korel tërheq vëmendjen me stilin luksoz dhe elegancën në fustan ngjyrë bordo

Berguzar Korel tërheq vëmendjen me stilin luksoz dhe elegancën në fustan ngjyrë bordo