Arrestohen në Shqipëri dy shqiptarë të kërkuar nga Italia, pritet ekstradimi i tyre

Arrestohen në Shqipëri dy shqiptarë të kërkuar nga Italia, pritet ekstradimi i tyre

Arrestohen në Shqipëri dy shqiptarë të kërkuar nga Italia, pritet ekstradimi i tyre

Dy shtetas shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, janë arrestuar në Shkodër dhe Vorë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Sponsor 3M Express

Njëri prej tyre është dënuar me 7 vite e 11 muaj burg për vjedhje me dhunë dhe vepra të tjera penale, ndërsa tjetri me 4 vite burg për torturë dhe skllavëri, shkruan Top Channel.

Policia bën me dije se ndaj të dyve kanë mbetur ende për të vuajtur pjesë të dënimeve dhe se kanë nisur procedurat për ekstradimin e tyre.

Ndërsa sipas njoftimit të policisë procedurat kanë shkuar në dy faza;

“Gjatë fazës së parë u kap në Shkodër dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali shtetasi A. D. alias V. D., 45 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Romës, e ka dënuar me 7 vjet e 11 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me thyerje”, mbetur në tentativë, “Kundërshtimi i punonjësve që kryejnë detyrë publike” dhe “Dhuna ose kanosja ndaj punonjësit publik”. Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 5 vjet, 4 muaj e 2 ditë burgim.

Gjatë fazës së dytë u kap në Vorë dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali shtetasi B. K., 49 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Barit, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Torturë” dhe “Skllavëri”. Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 3 vjet, 11 muaj e 3 ditë burgim.”

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre 2 shtetasve në Itali, transmeton Klankosova.tv.

Lexo edhe

Pse Brajan Gruda nuk e përfaqëson Shqipërinë? Armand Duka i tregon prapaskenat për yllin e Leipzigut

Pse Brajan Gruda nuk e përfaqëson Shqipërinë? Armand Duka i tregon prapaskenat për yllin e Leipzigut

Kurti në Manastir në shënimin e përvjetorit të Kongresit të Manastirit

Kurti në Manastir në shënimin e përvjetorit të Kongresit të Manastirit

Aksident i rëndë në Itali- Humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, lëndohen tre fëmijë

Aksident i rëndë në Itali- Humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, lëndohen tre fëmijë