Arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale

Arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale

Arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale

Në vazhdën e zhvillimit të hetimeve të rastit të datës 04.10.2026, Policia e Kosovës njofton se sot, në cilësi të të dyshuarave janë arrestuar dy persona të dyshuar.

Të dyshuarit janë intervistuar nën dyshimin për përfshirje në veprën penale ‘Mashtrimi lidhur me pranimin e fondeve nga komuniteti ndërkombëtar’. Dy të dyshuarit: H.L., dhe T.M., (meshkuj kosovarë), në cilësi të drejtorit të një kompanie, gjegjësisht tjetri si menaxher i saj, dyshohen që kanë pranuar dy grante në vlerë prej 575,736.00 €.

Sponsor 3M Express

Granti i parë është fituar në vlerë prej 293,500.00 €. Dyshohet që nga shuma e përgjithshme e këtij garanti janë keqpërdorur 23,000.00 € duke paraqitur raportim të rrejshëm se linjat e shpenzimeve për blerjen e makinerive, janë realizuar në tërësi.

Granti i dytë është fituar në vlerë prej 282,236.00€, nga kjo shumë janë keqpërdorur 39,902.00€ duke paraqitur raportim të rrejshëm se linjat e shpenzimeve për blerjen e makinerive, janë realizuar në tërësi.

“Gjatë procesit hetimor është vërtetuar që të dyshuarit nga këto dy grante kanë arritur të keqpërdorin mjete monetare në vlerë prej 62,902.00 € në tersi. Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokateve të tyre mbrojtës dhe më pas, me urdhër të prokurorit të rastit, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, njofton Policia.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare, këtë herë me një varëse të artë

Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare, këtë herë me një varëse të artë

Të dërguarit amerikanë nesër në Moskë për takim me Putinin

Të dërguarit amerikanë nesër në Moskë për takim me Putinin

VLEN: Për 35 vjet studentët shqiptarë e dhanë jurisprudencën në maqedonisht, ne po e ndryshojmë këtë

VLEN: Për 35 vjet studentët shqiptarë e dhanë jurisprudencën në maqedonisht, ne po e ndryshojmë këtë