Arrestohen dy të dyshuar për krime lufte në rastin e Masakrës së Padalishtës

Arrestohen dy të dyshuar për krime lufte në rastin e Masakrës së Padalishtës

Arrestohen dy të dyshuar për krime lufte në rastin e Masakrës së Padalishtës

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka arrestuar dy persona të dyshuar për krime lufte në rastin e njohur si “Masakra e Padalishtës”, e kryer më 26 mars 1999 në komunën e Istogut.

Sipas komunikatës së përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë Speciale, të dyshuarit me inicialet Z.B. dhe G.B. janë arrestuar të enjten, më 29 tetor, pas veprimeve hetimore dhe operative të ndërmarra nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, nën autorizimin e Prokurorisë Speciale.

Sponsor 3M Express

Arrestimet janë kryer në fshatrat Osojan dhe Cerkolez të komunës së Istogut.

Policia ka bërë të ditur se hetimet për këtë rast janë zhvilluar për një periudhë të gjatë kohore, me qëllim të dokumentimit të ngjarjeve që lidhen me masakrën.

Veprimet e mëtejshme lidhur me rastin do të ndërmerren në bashkërendim me Prokurorinë Speciale.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

AGK-ja kundërshton mbylljen e seancës për media në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

AGK-ja kundërshton mbylljen e seancës për media në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Mucunski: Dialogu me Bullgarinë vazhdon pas zgjedhjeve, do të pranojmë çdo mbështetje nga BE për një zgjidhje afatgjate

Mucunski: Dialogu me Bullgarinë vazhdon pas zgjedhjeve, do të pranojmë çdo mbështetje nga BE për një zgjidhje afatgjate

Tubimi i Trumpit ndërpritet nga protestuesit me akuza për lidhjet me Epstein

Tubimi i Trumpit ndërpritet nga protestuesit me akuza për lidhjet me Epstein