Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimin për mashtrim lidhur me pranimin e fondeve nga komuniteti ndërkombëtar.

Të dyshuarit, me inicialet H.L. dhe T.M., janë drejtori dhe menaxheri i një kompanie.
Ata dyshohen se kanë keqpërdorur gjithsej 62 mijë e 902 euro nga dy grante në vlerë prej 575 mijë e 736 eurosh.
“Granti i parë është fituar në vlerë prej 293,500.00 €. Dyshohet që nga shuma e përgjithshme e këtij garanti janë keqpërdorur 23,000.00 € duke paraqitur raportim të rrejshëm se linjat e shpenzimeve për blerjen e makinerive, janë realizuar në tërësi”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Granti i dytë është fituar në vlerë prej 282,236.00€, nga kjo shumë janë keqpërdorur 39,902.00€ duke paraqitur raportim të rrejshëm se linjat e shpenzimeve për blerjen e makinerive, janë realizuar në tërësi”
Sipas Policisë, të dyshuarit dyshohet se kanë paraqitur raporte të rreme për blerjen e makinerive, duke pretenduar se shpenzimet ishin realizuar plotësisht.
“Gjatë procesit hetimor është vërtetuar që të dyshuarit nga këto dy grante kanë arritur të keqpërdorin mjete monetare në vlerë prej 62,902.00 € në tersi.”
Pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, me urdhër të prokurorit, të dy janë ndaluar për 48 orë.
Burimi: Insajderi





