Arrestimet për call center-at, ish-banorja e BBVA-së dhe ish-futbollisti i KF Prishtina e Re në mesin e të arrestuarve

Arrestimet për call center-at, ish-banorja e BBVA-së dhe ish-futbollisti i KF Prishtina e Re në mesin e të arrestuarve

Arrestimet për call center-at, ish-banorja e BBVA-së dhe ish-futbollisti i KF Prishtina e Re në mesin e të arrestuarve

Një rrjet i dyshuar mashtrimi përmes qendrave të thirrjeve (call center), që kishte vënë në shënjestër shtetas të huaj, është goditur nga Policia e Kosovës.

Sponsor 3M Express

Në mesin e nëntë personave të arrestuar janë edhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Ariana Plakici, dhe ish-futbollisti i KF Prishtina e Re, Toni Salihu.

Gazeta Sinjali ka siguruar ekskluzivisht emrat e nëntë personave të dyshuar, të cilët përfunduan në pranga gjatë operacionit të zhvilluar të premten në rajonin e Prishtinës.

Bëhet fjalë për Toni Salihun, rreth 27-vjeçar, Durim Morinën, rreth 36-vjeçar, Diamant Hasanin, rreth 25-vjeçar, Rea Hashanin, rreth 23-vjeçare, Përparim Rekën, rreth 36-vjeçar, Dorent Hajredinin, rreth 27-vjeçar, Faik Zukën, rreth 19-vjeçar, Ariana Plakicin, rreth 32-vjeçare dhe Bidaim Eminin, rreth 23-vjeçar.

Aksioni është realizuar më 23 tetor 2026, rreth orës 11:00, në Prishtinë dhe Obiliq, pas një periudhe veprimesh hetimore që kishin çuar në identifikimin e personave të dyshuar.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, nëntë të arrestuarit dyshohet se vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shfrytëzuar qendrat e thirrjeve për të kontaktuar shtetas të huaj, me qëllim mashtrimin e tyre dhe përfitimin e kundërligjshëm financiar.

Një prej elementeve që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve janë të dhënat e shtetasve të huaj, të cilat janë gjetur në pajisjet kompjuterike të të dyshuarve.

Sipas dyshimeve, këto të dhëna përdoreshin për të kontaktuar personat që më pas bëheshin objekt i mashtrimit.

Hetimet kanë çuar në bastisjen e katër lokacioneve, ku njësitë policore kanë hasur në një numër të madh pajisjesh elektronike dhe sende të tjera që janë sekuestruar si prova materiale.

Plot 39 kompjuterë dhe 12 pajisje të jashtme për ruajtjen e të dhënave (HDD) janë konfiskuar gjatë operacionit.

Në mesin e sendeve të sekuestruara janë edhe telefona celularë, një veturë, një armë me gjashtë fishekë, si dhe 850 euro dhe 100 franga zvicerane.

Të nëntë personat janë shoqëruar për intervistim, ndërsa pas përfundimit të veprimeve fillestare hetimore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tyre për 48 orë.

Rasti po hetohet për veprën penale “Mashtrimi”, ndërsa hetuesit po vazhdojnë punën për të sqaruar rolin e secilit të dyshuar dhe përmasat e veprimtarisë së dyshuar.

Ende nuk është bërë e ditur vlera e dëmit financiar që dyshohet se u është shkaktuar shtetasve të huaj.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Studentët e Mjekësisë i drejtohen Kurtit me tetë kërkesa, presin përgjigje deri më 6 nëntor

Studentët e Mjekësisë i drejtohen Kurtit me tetë kërkesa, presin përgjigje deri më 6 nëntor

Qeveria: Mbi 1 miliard euro investime në ushtri në këtë mandat

Qeveria: Mbi 1 miliard euro investime në ushtri në këtë mandat

Pjesëtarët e FSK-së përfundojnë kursin ndërkombëtar për nënoficerë të lartë

Pjesëtarët e FSK-së përfundojnë kursin ndërkombëtar për nënoficerë të lartë