Arlinda Zekaj u vra mizorisht, KRK merr vendimin për t’ia falur të gjithë borxhin e kredisë që kishte lënë pas

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) ka marrë vendim për faljen e plotë të borxhit të kredisë së regjistruar në emër të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Sponsor 3M Express

Përmes një njoftimi publik, institucioni financiar ka bërë të ditur se vendimi është marrë pas shqyrtimit të rrethanave dhe vlerësimit të rastit.

“Institucioni ynë, Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), njofton opinionin publik se, pas shqyrtimit të rrethanave dhe vlerësimit të rastit, ka marrë vendim për faljen e plotë të borxhit të kredisë së regjistruar në emër të së ndjerës, znj. Arlinda Zekaj”, thuhet në njoftim.

Sipas KRK-së, vendimi synon trajtimin e rastit në mënyrë të përgjegjshme dhe institucionale.

Institucioni ka konfirmuar se obligimi financiar do të falet në tërësi dhe se do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme administrative dhe financiare për zbatimin e vendimit.

Ky zhvillim vjen pas vrasjes së rëndë të Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj, Albert Sylaj, në Vitomiricë të Pejës.

Vrasja e saj shkaktoi reagime të shumta publike dhe ngriti shqetësime serioze lidhur me mënyrën se si institucionet kishin trajtuar denoncimet dhe kërkesat e viktimës për mbrojtje.

KRK ka theksuar se mbetet e përkushtuar ndaj përgjegjësisë institucionale, transparencës dhe trajtimit të drejtë të rasteve.

Me këtë vendim, borxhi i kredisë së Arlinda Zekajt falet plotësisht.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekajt

PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Prime i parë i Big Brother VIP Kosova sonte LIVE edhe në YouTube

Prime i parë i Big Brother VIP Kosova sonte LIVE edhe në YouTube

Pak orë para Prime-it të parë, tre banorët e sfiduar nga Vëllai i Madh argëtohen me muzikë (VIDEO)

Pak orë para Prime-it të parë, tre banorët e sfiduar nga Vëllai i Madh argëtohen me muzikë (VIDEO)