Arlinda flet për orientimin e saj seksual: Prindërit e mi ndihen në faj pse jam kështu, s’kam mundur t’ua ofroj një familje

Regjisorja Arlinda Morina ka bërë një rrëfim tejet emocional në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku ka folur hapur për jetën personale, orientimin seksual dhe vështirësitë me të cilat është përballur gjatë jetës.

Sponsor 3M Express

Banorja ka ndarë disa nga përjetimet më të ndjeshme, duke treguar se rrugëtimi nuk ka qenë gjithmonë i lehtë, sidomos kur bëhet fjalë për mënyrën se si është përballur me veten dhe me rrethin që e rrethon.

Gjatë bisedës, Arlinda ka folur edhe për familjen, duke u ndalur veçanërisht te prindërit dhe mënyra se si ata e kanë përjetuar këtë pjesë të jetës së vajzës së tyre.

– YouTube www.youtube.com

Ajo ka treguar se prindërit ndihen fajtorë për orientimin e saj seksual, ndonëse vetë Arlinda mendon se ata nuk kanë asnjë arsye për ta ndier këtë peshë.

Përkundrazi, regjisorja ka theksuar se është rritur me shumë dashuri dhe se nuk ka asnjë pakënaqësi ndaj mënyrës se si prindërit e kanë rritur.

– YouTube www.youtube.com

“Prindërit ndihen fajtorë pse unë jam kështu. Ata s’kanë faj kurrgjë. Më kanë rritur më së miri në botë. Përveç që s’kam mundur kurrë me ua ofru një familje që ata ndoshta e kanë ëndërru me pasë prej çikës së vet”, u shpreh ajo.

Me këto fjalë, Arlinda ka zbuluar edhe një nga shqetësimet që e shoqëron në raport me prindërit, duke lënë të kuptohet se e brengos fakti që nuk ka mundur t’ua realizojë një nga pritshmëritë që ata mund të kenë pasur për të ardhmen e saj.

– YouTube www.youtube.com

Rrëfimi i saj ka qenë një moment mjaft personal brenda shtëpisë, pasi banorja ka zgjedhur të flasë pa rezerva për një pjesë të jetës që lidhet me identitetin, pranimin dhe raportin me njerëzit më të afërt. /Telegrafi/

Lexo edhe

Ekskluzive | Hajnat godasin “M-Technologie” në Lebanë të Prishtinës, thyejnë nëntë dyer dhe zbrazin dy sefe – vjedhin afro 300 mijë euro

Ekskluzive | Hajnat godasin “M-Technologie” në Lebanë të Prishtinës, thyejnë nëntë dyer dhe zbrazin dy sefe – vjedhin afro 300 mijë euro

“Kosova në fund të listës”, Reçica kritikon gjendjen ekonomike dhe buxhetin e Qeverisë

“Kosova në fund të listës”, Reçica kritikon gjendjen ekonomike dhe buxhetin e Qeverisë

Rëndohet bilanci i atentatit në Fier, ndërron jetë në spital edhe nipi i Selami Hasanit

Rëndohet bilanci i atentatit në Fier, ndërron jetë në spital edhe nipi i Selami Hasanit