Ariu bllokohet brenda veturës – ia shkatërron të gjithë interierin

Ariu bllokohet brenda veturës – ia shkatërron të gjithë interierin

Ariu bllokohet brenda veturës – ia shkatërron të gjithë interierin

Një ari i zi hyri në një veturë në Alaskë dhe shkatërroi plotësisht pjesën e brendshme të saj, përpara se të lirohej nga policia lokale.

Sponsor 3M Express

Daniel Nore, banor i qytetit Juneau, filmoi momentin kur policët përdorën një litar për të hapur derën e një veture Subaru dhe për ta nxjerrë ariun e bllokuar.

Nore tha se edhe vetura e tij ishte sulmuar nga një ari rreth një muaj më parë.

– YouTube www.youtube.com

Ai dyshon se mund të bëhet fjalë për të njëjtën kafshë.

Pronare e veturës, Mistee Wilson, filmoi lirimin e ariut nga një kënd tjetër. Ajo tregoi se kafsha jo vetëm që shkatërroi brendësinë e veturës, por la pas edhe jashtëqitje.

Sipas bashkëshortit të saj, kafsha kishte hapur derën e veturës, por kishte mbetur e bllokuar pasi dera ishte mbyllur pas saj.

“Duhet t’ia pranoj Subarus, kanë prodhuar një veturë të mirë. Ariu nuk arriti të dilte”, tha ai.

Familja Wilson mësoi më vonë se atë natë ariu kishte hyrë në tri vetura të ndryshme, por vetëm në veturën e tyre kishte mbetur i bllokuar. /Telegrafi/

Lexo edhe

Hapet konkursi për specializime, në dispozicion 313 vende për mjekët

Hapet konkursi për specializime, në dispozicion 313 vende për mjekët

Vendos Supremja: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentë-shoferin më shumë se 8 ditë

Vendos Supremja: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentë-shoferin më shumë se 8 ditë

Prizreni pret edicionin e 15-të të garës “Balkan Green Ideas”, do ndahen 20 mijë dollarë për bizneset e gjelbra

Prizreni pret edicionin e 15-të të garës “Balkan Green Ideas”, do ndahen 20 mijë dollarë për bizneset e gjelbra

Ariu bllokohet brenda veturës – ia shkatërron të gjithë interierin | Momenti