Arifi paralajmëron për krizë energjetike: Nëse kemi dimër të fortë, do të jemi në probleme serioze

Arifi paralajmëron për krizë energjetike: Nëse kemi dimër të fortë, do të jemi në probleme serioze

Arifi paralajmëron për krizë energjetike: Nëse kemi dimër të fortë, do të jemi në probleme serioze

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka kritikuar mënyrën se si po menaxhohet sektori i energjisë në Kosovë.

Sponsor 3M Express

I ftuar në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Arifi ka thënë se paralajmërimet për një dimër shumë të vështirë sa i përket furnizimit me energji elektrike, sipas tij, janë pjesë e asaj që e cilësoi si “punë për mafinë energjetike” nga ana e Qeverisë.

“…Pse ne do ta kemi mbase dimrin më të vështirë prej pasluftës, është për shkak se Kosova udhëhiqet nga një ekipë e cila prej ditës së parë është e qartë se e kanë ndërmend me punu për mafian energjetike, me ble rrymë…”, deklaroi Arifi, ndër të tjera.

Ai u shpreh i shqetësuar për situatën energjetike në vend dhe paralajmëroi pasoja serioze nëse Kosova përballet me temperatura të ulëta dhe një dimër të ashpër.

“Neve na ka mbetur me iu lutë Zotit, kurgjo tjetër, që të mos ketë dimër të fortë. Nëse ka dimër të fortë, ne do të jemi në probleme serioze”, tha Arifi.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Kurti takon kryeministren daneze, i thekson rëndësinë e integrimit euroatlantik

Kurti takon kryeministren daneze, i thekson rëndësinë e integrimit euroatlantik

Hoti në konferencë në Vjenë, diskutohet për aftësitë profesionale dhe punësimin

Hoti në konferencë në Vjenë, diskutohet për aftësitë profesionale dhe punësimin

Erërat e forta në rajonin e Dukagjinit, shkaktojnë probleme në rrjetin elektrik

Erërat e forta në rajonin e Dukagjinit, shkaktojnë probleme në rrjetin elektrik