Arifi paralajmëron krizë energjetike: Importi mund të arrijë në 400 milionë

Arifi paralajmëron krizë energjetike: Importi mund të arrijë në 400 milionë

Arifi paralajmëron krizë energjetike: Importi mund të arrijë në 400 milionë

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka ngritur shqetësime për gjendjen në sektorin energjetik në Kosovë, duke paralajmëruar një dimër të vështirë për qytetarët dhe rrezikun e një krize energjetike dhe financiare.

Sponsor 3M Express

Arifi ka kritikuar menaxhimin e sektorit energjetik, me theks të veçantë te vonesat në remontin e bllokut B1 të Termocentralit Kosova B, për të cilin pretendon se nuk është përgatitur me kohë për t’u rikthyer në funksion.

Sipas Arifit, blloku B1 është dashur të rikthehej në operim më 1 nëntor, por kjo nuk ka ndodhur për shkak të vonesave në përgatitjen e objektit për renovim. Ai pretendon se kompania përgjegjëse për remontin është përballur me probleme që lidhen me largimin e mbetjeve dhe pastrimin e hapësirës nga asbesti.

Arifi vlerëson se këto vonesa mund të zgjasin edhe tre deri në katër muaj, duke theksuar se Kosova tashmë përballet me mungesë të rreth 370 megavat të kapacitetit prodhues.

“Gjithmonë, sa t’i kemi këto kapacitete, dimrin e kemi të vështirë. Këta e kanë bërë një gabim. Nuk i kanë kryer renovimin apo remontin me kohë të bllokut B1. Ne kemi 370 megavat më pak. Kjo është dashur të lëshohet më 1 nëntor dhe e kanë shtyrë, pasi nuk e kanë përgatitur terrenin për renovim… Skandaloze dhe për këtë duhet të shkojë dikush në përgjegjësi. Kur ka ardhur kompania për ta bërë remontin dhe për t’i vendosur filtrat, këta as skrapin në objekt, që është dashur ta largonin, nuk e kanë bërë”, theksoi ai për KosovaPress, transmeton Klankosova.tv.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga sekretari i Aleancës është kostoja e importit të energjisë elektrike. Sipas shifrave që ai ka prezantuar, deri më 5 nëntor, vlera e energjisë së blerë kishte arritur në 205 milionë euro.

Arifi ka paralajmëruar se nëse vazhdon trendi aktual i importit dhe rritjes së çmimeve në bursat ndërkombëtare, deri më 31 dhjetor kostoja mund të arrijë në 400 milionë euro. Ai ka kritikuar institucionet përgjegjëse për atë që e konsideron mungesë të përgatitjes me kohë për sezonin e dimrit.

“Këta nuk e kanë kryer asnjë punë dhe a e dinë çka po ndodh? Nuk ua ndien, se po ka para në buxhet. 205 milionë euro është vlera e energjisë që kanë blerë deri më 5 nëntor. Kurse, nga 5 nëntori deri më 31 dhjetor, me trendin ekzistues, ku çmimi në bursë është duke u rritur dhe nuk besoj se kemi pasur këtë klimë deri më 31 dhjetor, ne rrezikojmë të shkojmë në 400 milionë euro import për këtë vit”, deklaroi Arifi.

Arifi ka paralajmëruar edhe mundësinë e rritjes së tarifave të energjisë elektrike, duke u bazuar në importin e lartë të energjisë elektrike gjatë këtij viti.

Lexo edhe

Vrasja e Arlinda Zekajt, kërkohen masa disiplinore ndaj menaxheres së rastit dhe udhëheqësit të Shërbimeve Sociale

Vrasja e Arlinda Zekajt, kërkohen masa disiplinore ndaj menaxheres së rastit dhe udhëheqësit të Shërbimeve Sociale

Komuna e Pejës publikon reagimin e QPS-së për rastin e Arlindës, pranohen mangësitë e evidentuara nga Inspektorati

Komuna e Pejës publikon reagimin e QPS-së për rastin e Arlindës, pranohen mangësitë e evidentuara nga Inspektorati

Enis Rexhepi mbeti jashtë listës ndaj Izraelit, arsyeja lidhet me dokumentacionin në FIFA

Enis Rexhepi mbeti jashtë listës ndaj Izraelit, arsyeja lidhet me dokumentacionin në FIFA