Araujo thyen rekordin e shpejtësisë, ja çfarë e lidh me Mbappe-n

Araujo thyen rekordin e shpejtësisë, ja çfarë e lidh me Mbappe-n

Araujo thyen rekordin e shpejtësisë, ja çfarë e lidh me Mbappe-n

Sipas “Sport”, duke iu referuar platformës Winna, Araujo ka arritur shpejtësinë prej 36.3 kilometrash në orë, rekord për Premier League në sezonin 2026/27.

Kjo shifër e vendos atë në të njëjtin nivel me futbollistët më të shpejtë të La Ligës, ku përfshihet edhe ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe, si dhe Andrei Ratiu, Kike Fernandez Salas, Facundo Buonanotte dhe Alejandro Catena.

Sponsor 3M Express

Përveç shpejtësisë, Araujo po spikat edhe me paraqitjet e tij në fazën mbrojtëse. Në ndeshjen e Liverpoolit kundër Brightonit, ai fitoi çmimin e lojtarit të ndeshjes, duke fituar të gjitha pesë duelet në të cilat u përfshi.

Një nga momentet më të veçanta ishte ndërhyrja e tij pranë portës së Liverpoolit, kur u hodh në tokë dhe largoi topin me kokë për të ndalur një aksion të rrezikshëm të kundërshtarit. Aksioni u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale dhe mori duartrokitjet e tifozëve në “Anfield”.

Në aspektin defensiv, uruguaiani regjistroi 11 kontribute mbrojtëse, duke u renditur i dyti në këtë kategori pas kapitenit Virgil van Dijk.

Trajneri Andoni Iraola e vlerësoi angazhimin e tij pas ndeshjes, duke theksuar rëndësinë që mbrojtësi ka për skuadrën.

“Ai i jep shumë ekipit. Mendoj se të gjithëve na pëlqen ta shohim Ronaldin duke luftuar në fushë”, deklaroi Iraola.

Trajneri veçoi gjithashtu aftësinë e Araujos në duele, duke përmendur edhe aksionin e golit të parë, ku uruguaiani fitoi dy duele radhazi dhe arriti deri në vijën fundore.

Çmimi ndaj Brightonit shënoi një tjetër arritje për mbrojtësin, i cili, sipas raportimit, u bë futbollisti i parë i Liverpoolit që e fiton më shumë se një herë çmimin e lojtarit të ndeshjes këtë sezon.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Dosja për kanosjen ndaj Arlinda Zekajt: “Kam me të mbyt, kam me të ngre zhag”

Dosja për kanosjen ndaj Arlinda Zekajt: “Kam me të mbyt, kam me të ngre zhag”

“Asgjë nuk do të jetë më si më parë”: Çfarë e pret Listën Serbe pas humbjes së Vuçiqit?

“Asgjë nuk do të jetë më si më parë”: Çfarë e pret Listën Serbe pas humbjes së Vuçiqit?

Crans-Montana planifikon dy memoriale për 41 viktimat e zjarrit tragjik në Zvicër

Crans-Montana planifikon dy memoriale për 41 viktimat e zjarrit tragjik në Zvicër