Apetiti sërish me mostra shqetësuese pas skandalit me 103 tonë mish të skaduar, Muja reagon pas një muaji: Kemi nisur verifikimin e çdo dërgese

Pesë mostra të mishit të importuar kanë rezultuar me parametra shqetësues, dy prej të cilave lidhen me kompaninë “Apetit”, ka bërë të ditur ministri i Bujqësisë, Armend Muja, në Kuvendin e Kosovës. Mostrat janë dërguar për verifikim jashtë vendit, ndërsa deklarata e ministrit rikthen në vëmendje rastin e mbi 103 tonëve mish viçi të ngrirë, të ndaluar nga autoritetet e Malit të Zi për shkak të dyshimeve për afate të skaduara dhe parregullsi në etiketim.

Sponsor 3M Express

Disa javë më parë, Sinjali raportoi se autoritetet malazeze kishin ndaluar mbi 103 tonë mish viçi të ngrirë, të destinuar për tregun e Kosovës. Në mesin e dërgesave ishte edhe një ngarkesë prej 24 tonësh, e destinuar për kompaninë kosovare “Apetit SHPK”.

Sipas autoriteteve malazeze, gjatë kontrolleve ishte dyshuar se afatet origjinale të përdorimit në disa dërgesa ishin zëvendësuar me etiketa të reja. Rasti ngriti pikëpyetje për kontrollet ndaj produkteve ushqimore të importuara dhe sigurinë e mishit që synonte të hynte në tregun kosovar.

Në një raportim të mëhershëm, Sinjali ngriti çështjen e përgjegjësisë institucionale dhe reagimit ndaj këtyre dyshimeve. Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte konfirmuar se, sipas të dhënave në sistemin e saj, nuk rezultonte të ishte regjistruar apo hapur ndonjë rast lidhur me zëvendësimin e etiketave dhe afatet e skaduara të mishit.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, në Kuvend, Muja bëri të ditur se deri më tani janë kryer 240 analiza laboratorike, ndërsa rezultatet janë pranuar për 111 prej tyre.

“Pesë mostra përbëjnë parametra shqetësues, të cilat i kemi dërguar për verifikim jashtë vendit. Dy nga to ndërlidhen me ‘Apetitin’, tri nga to me operatorë të tjerë”, deklaroi Muja.

“Na kanë njoftuar se çështja po trajtohet nga Dogana e tyre, jo nga Autoriteti i Ushqimit. Ne kemi pranuar informacionet e para, të cilat konfirmojnë dyshimet që autoritetet i kanë pasur se në këto dërgesa ka pasur, ose ka dyshime për ndërrim të etiketave. Deri më tani këtë informacion e kemi nga autoritetet e Malit të Zi”, ka thënë ministri.

Duke folur për 103 tonët e mishit të ndaluar në Mal të Zi, Muja tha se institucionet e Kosovës fillimisht ishin njoftuar për rastin përmes mediave. Sipas tij, më 15 shtator kishin marrë informacion për këtë çështje, ndërsa një ditë më vonë, Autoriteti i Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kishte kontaktuar autoritetet përkatëse malazeze për të kërkuar informacione.

Ai bëri të ditur se nga autoritetet malazeze kishin marrë të dhëna lidhur me dyshimet për ndërrimin e etiketave në dërgesat e mishit.

“Na kanë njoftuar se çështja po trajtohet nga Dogana e tyre, jo nga Autoriteti i Ushqimit. Ne kemi pranuar informacionet e para, të cilat konfirmojnë dyshimet që autoritetet i kanë pasur se në këto dërgesa ka pasur, ose ka dyshime për ndërrim të etiketave. Deri më tani këtë informacion e kemi nga autoritetet e Malit të Zi”, ka thënë ministri.

Muja ka theksuar se, pavarësisht procedurave që po zhvillohen në Mal të Zi, institucionet e Kosovës kanë urdhëruar kontroll të plotë të çdo dërgese të mishit që nga shtatori.

“Që nga shtatori kemi urdhëruar kontroll 100 për qind të çdo dërgese”, ka deklaruar ai, duke shtuar se po pritet edhe raporti zyrtar nga autoritetet malaziase.

Sërish deputetja, Kadrijaj reagoi duke i thënë se nuk ka të drejtë të helmojë popullin me mish të skaduar.

“A do e fusni në listën e zezë kompaninë Apetiti? Edhe një ministër, se kompanitë vendore po i sulmoni me krejt arsenalin që e keni si qeveri. Njëjtë siç keni vepru me fabrikën e qumështit ‘Vita’ që për çdo ditë ka qenë atak i kësaj kompanie…”, ka thënë Kadrijaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Zyrtare: Presidentja Shiroka-Pula e kthen në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për Specialen

Zyrtare: Presidentja Shiroka-Pula e kthen në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për Specialen

Haradinaj kundërshton kthimin e Ligjit për Specialen: Turp i madh dhe goditje e rëndë për Kosovën

Haradinaj kundërshton kthimin e Ligjit për Specialen: Turp i madh dhe goditje e rëndë për Kosovën

Haradinaj mallkon ata që kthyen Ligjin për Specialen në Kuvend: Turpi i mbuloftë për jetë

Haradinaj mallkon ata që kthyen Ligjin për Specialen në Kuvend: Turpi i mbuloftë për jetë

Apetiti sërish me mostra shqetësuese pas skandalit me 103 tonë mish të skaduar, Muja reagon pas një muaji: Kemi nisur verifikimin e çdo dërgese | Momenti