Apeli ua konfirmon dënimet Murselit, Plavës e Kokallës, aktgjykimi zbardh detaje tronditëse për planifikimin e vrasjes së Liridonës

Apeli ua konfirmon dënimet Murselit, Plavës e Kokallës, aktgjykimi zbardh detaje tronditëse për planifikimin e vrasjes së Liridonës

Apeli ua konfirmon dënimet Murselit, Plavës e Kokallës, aktgjykimi zbardh detaje tronditëse për planifikimin e vrasjes së Liridonës

Gjykata e Apelit e Kosovës ka lënë në fuqi dënimet me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës, si dhe dënimin me 30 vjet burgim ndaj Kushtrim Kokallës, për vrasjen e Liridona Ademajt, në nëntor të vitit 2023.

Sponsor 3M Express

Në aktgjykimin e Apelit, gjykata ka vlerësuar se vendimi i shkallës së parë ishte i drejtë dhe i bazuar në prova, si në konstatimin e gjendjes faktike, ashtu edhe në cilësimin juridik të veprave penale.

Me këtë vendim, Murseli dhe Plava mbeten të dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Kokalla me 30 vjet burgim.

Në arsyetimin e aktgjykimit, Apeli ka shqyrtuar pretendimet ankimore të mbrojtjes, por ka konstatuar se ato nuk e vënë në pikëpyetje ligjshmërinë dhe drejtësinë e vendimit të gjykatës së shkallës së parë.

Gjykata ka vlerësuar se aktgjykimi nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe se arsyetimi i vendimit të shkallës së parë është i qartë, i kuptueshëm dhe konkret.

Detajet e planifikimit të vrasjes në aktgjykim

Në arsyetimin e vendimit përshkruhen rrethanat që, sipas gjykatës, çuan në planifikimin e vrasjes së Liridona Ademajt, përfshirë raportet familjare dhe martesore mes saj dhe Naim Murselit, si dhe motivin financiar që lidhet me sigurimin jetësor.

Në aktgjykim përmendet polisa e sigurimit jetësor në emër të Liridonës, si dhe marrëveshja mes të akuzuarve që, sipas konstatimeve të gjykatës, kishte për qëllim kryerjen e vrasjes në këmbim të 30 mijë eurove.

Gjykata ka trajtuar edhe komunikimin mes të akuzuarve dhe rrethanat që lidhen me përgatitjen e veprës penale.

Pse Kokalla u dënua me 30 vjet burgim?

Apeli ka shqyrtuar veçmas edhe dënimin e Kushtrim Kokallës, duke refuzuar pretendimet e mbrojtjes për një dënim më të butë, por edhe kërkesat e prokurorisë dhe palës së dëmtuar për dënim më të rëndë, përkatësisht burgim të përjetshëm.

Sipas gjykatës, dënimi prej 30 vjetësh burgim është në përputhje me dispozitat ligjore dhe rrethanat e rastit, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, pasojat, mënyrën e kryerjes dhe rolin e të dënuarit.

Në përfundim, Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesat e mbrojtjes si të pabazuara dhe ka lënë në fuqi aktgjykimin e shkallës së parë, me të cilin Naim Murseli dhe Granit Plava u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokalla me 30 vjet burgim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“E gjeta të fortë”, Ismaili viziton Kadri Veselin në Hagë

“E gjeta të fortë”, Ismaili viziton Kadri Veselin në Hagë

Mushkolaj: Vrasjet e pasluftës nuk duhet të shërbejnë si monedhë kusuritjeje mes partive politike

Mushkolaj: Vrasjet e pasluftës nuk duhet të shërbejnë si monedhë kusuritjeje mes partive politike

Hoxha dënon sulmin me dron në Kuvajt: Ngushëllime për viktimat italiane

Hoxha dënon sulmin me dron në Kuvajt: Ngushëllime për viktimat italiane