Astrologia Antigona Kotorri ka bërë parashikimin për shenjat e horoskopit gjatë javëve në vazhdim, në emisionin “Weekend” në Klan Kosova.

Ajo ka folur për ndryshimet astrologjike dhe ndikimin që, sipas saj, ato mund të kenë në jetën personale, atë sentimentale dhe familjare.
Kotorri ka theksuar se pas një periudhe me lëvizje të ngadalta dhe pengesa, gjërat pritet të fillojnë të marrin një rrjedhë më të mirë.
Për shenjën e Dashit, ajo ka paralajmëruar zhvillime në jetën sentimentale, duke përmendur mundësinë e një dashurie të re apo përparimin e një lidhjeje që deri më tani ka ecur ngadalë.
Ndërsa për Demin, parashikohen ndryshime në aspektin e banimit, si blerja e një shtëpie, ndërrimi i vendbanimit apo transformime në ambientin familjar.
Sa u përket Binjakëve, astrologia ka paralajmëruar sfida në raportet familjare, veçanërisht me vëllezërit, motrat dhe prindërit.
Për parashikimet e plota edhe për shenjat e tjera të horoskopit, ndiqeni videon më poshtë.





