Ansu Fati pritet të mungojë deri në vitin 2027 pas lëndimit të fundit që ka pësuar te Monaco.

Sulmuesi 24-vjeçar spanjoll pësoi një lëndim në muskujt e pasmë të kofshës gjatë ndeshjes së Monacos ndaj Lille, e zhvilluar në fund të muajit tetor.
Trajneri i skuadrës, Filipe Luis, ka konfirmuar se futbollistin e pret një periudhë e gjatë rikuperimi, duke bërë të ditur se ai vështirë se do të rikthehet në fushë gjatë këtij viti kalendarik.
“Do të jetë një periudhë e gjatë, shumë e gjatë, me shumë javë mungesë. Do të jetë një vit i gjatë”, deklaroi Luis kur u pyet për gjendjen e sulmuesit.
I pyetur për një datë të mundshme të rikthimit, trajneri sugjeroi që situata të rivlerësohet pas Krishtlindjeve, çka praktikisht e përjashton rikthimin e tij para vitit 2027.
Megjithatë, pavarësisht kohës së gjatë që pritet të qëndrojë jashtë fushave, trajneri brazilian konfirmoi se Fati nuk do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Kështu, ish-sulmuesi i Barcelonës do të duhet të presë deri në vitin e ardhshëm për t’u rikthyer në dispozicion të Monacos./Telegrafi/




