Anita Muçaj i kërkon deputetes Fejza të tërheqë deklaratën kundër Haradinajt dhe t’i kërkojë falje publikisht

Anita Muçaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i ka kërkuar deputetes Arjeta Fejza të tërheqë deklaratën e saj, të distancohet dhe të kërkojë falje publike, duke e cilësuar atë si shpifje dhe akuzë të pabazë.

Fejza, mbrëmë në një emisionin në KTV, akuzoi ish-kryeministrin Haradinaj për dhunë në familje.

Sponsor 3M Express

Në një reagim në Facebook, Muçaj ka thënë se deklaratat e deputetes i konsideron serioze dhe se ato, sipas saj, cenojnë dinjitetin dhe reputacionin e saj dhe të familjes.

Ajo ka paralajmëruar se, nëse nuk ka tërheqje të deklaratës dhe kërkimfalje publike, do t’u drejtohet organeve kompetente dhe do të ndjekë rrugët ligjore.

“Dinjteti nuk negociohet. Reputacioni nuk duhet të bëhet viktimë e interesave politike. Përgjegjësia për fjalën publike nuk është privilegj, por detyrim”, ka shkruar Muçaj.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë

Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë

Ish-banorja e BBVK-së i reagon Edona Llalloshit: Kur ti kërkove mbrojtje institucionet vepruan, tash heshtje

Ish-banorja e BBVK-së i reagon Edona Llalloshit: Kur ti kërkove mbrojtje institucionet vepruan, tash heshtje

EKSKLUZIVE në MAT: Videoja që Jetoni i kishte dërguar Arlindës

EKSKLUZIVE në MAT: Videoja që Jetoni i kishte dërguar Arlindës