Anita Haradinaj i reagon Arjeta Fejzës për akuzat e saj se “Ramushi ka ushtruar dhunë mbi të”: Do të ndjek rrugën ligjore, shpifjet nuk kalojnë

Anita Haradinaj i reagon Arjeta Fejzës për akuzat e saj se “Ramushi ka ushtruar dhunë mbi të”: Do të ndjek rrugën ligjore, shpifjet nuk kalojnë

Anita Haradinaj i reagon Arjeta Fejzës për akuzat e saj se “Ramushi ka ushtruar dhunë mbi të”: Do të ndjek rrugën ligjore, shpifjet nuk kalojnë

Anita Haradinaj ka reaguar publikisht ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, pas deklaratave të kësaj të fundit gjatë një diskutimi për dhunën ndaj grave, ku përmendi edhe ish-kryeministrin dhe deputetin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Sponsor 3M Express

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Anita i ka cilësuar deklaratat e deputetes si serioze dhe ka kërkuar nga ajo që t’i tërheqë ato, të distancohet publikisht dhe të kërkojë falje.

“Shpifjet nuk kalojnë!”, ka shkruar Haradinaj në fillim të reagimit të saj.

Ajo ka theksuar se debati publik dhe liria e shprehjes duhet të shoqërohen me përgjegjësi, veçanërisht kur deklaratat mund të dëmtojnë dinjitetin dhe reputacionin e një personi.

– YouTube youtu.be

“Si gazetare dhe si person që për shumë vite kam qenë pjesë e jetës publike, e di mirë dallimin ndërmjet debatit politik, mendimit të lirë dhe deklaratave që mund të cenojnë padrejtësisht dinjitetin dhe reputacionin e një personi”, ka shkruar ajo.

Anita ka shtuar se nuk dëshiron që çështja të kthehet në një përplasje personale apo debat të panevojshëm politik, por ka theksuar se nuk do të heshtë përballë deklaratave që, sipas saj, prekin figurën dhe reputacionin e saj dhe të familjes.

“Po ashtu, kur deklaratat përfshijnë apo prekin figurën dhe familjen, kam të drejtë të kërkoj që faktet të respektohen dhe që çdo pretendim të mbështetet në prova, e jo në insinuata apo akuza të pabazuara”, ka deklaruar ajo.

Për këtë arsye, Haradinaj i është drejtuar drejtpërdrejt deputetes Fejza, duke i kërkuar të tërhiqet nga deklarata dhe të kërkojë falje publike.

“Prandaj, të kërkoj publikisht, zonja ‘deputete’, që ta tërheqësh deklaratën, të distancohesh dhe të kërkosh falje publike për shpifjen dhe akuzat e pabaza, sepse ato rezultojnë të pavërteta dhe cenojnë të drejtat tona!”, ka shkruar ajo.

Në reagimin e saj, Anita ka paralajmëruar gjithashtu se, nëse nuk ka tërheqje të deklaratës dhe kërkimfalje publike, do t’ua lërë organeve kompetente trajtimin e çështjes dhe do të ndjekë rrugët ligjore.

“Në mungesë të një reagimi të përshtatshëm dhe të një kërkimfaljeje publike, si dhe të distancimit tuaj nga ajo që keni deklaruar publikisht në një televizion kombëtar, unë obligohem dhe do t’ua besoj organeve kompetente vlerësimin e kësaj çështjeje, pra do të ndjek rrugët ligjore që më takojnë”, ka theksuar ajo.

Reagimi vjen pasi Arjeta Fejza, gjatë një diskutimi në emisionin “Konfront” në KTV, foli për dhunën në familje dhe deklaroi se kishte lexuar në media pretendime për ushtrim të dhunës ndaj bashkëshortes nga Ramush Haradinaj.

Në fund të reagimit të saj, Anita Haradinaj ka ritheksuar se përgjegjësia për fjalën publike është detyrim, duke shtuar se dinjiteti dhe reputacioni nuk duhet të bëhen viktima të interesave politike. /Telegrafi/

Lexo edhe

Topi i Artë 2027: Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe bëjnë lëvizje të hershme për të rrëzuar nga froni Harry Kane

Topi i Artë 2027: Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe bëjnë lëvizje të hershme për të rrëzuar nga froni Harry Kane

Bebe Rexha nuk e harron zhgënjimin nga Grammy-t: “Meant to Be” e meritonte çmimin

Bebe Rexha nuk e harron zhgënjimin nga Grammy-t: “Meant to Be” e meritonte çmimin

Nga një gomë e vjetër në një kolltuk si në revistat e mobilimit

Nga një gomë e vjetër në një kolltuk si në revistat e mobilimit

Anita Haradinaj i reagon Arjeta Fejzës për akuzat e saj se “Ramushi ka ushtruar dhunë mbi të”: Do të ndjek rrugën ligjore, shpifjet nuk kalojnë | Momenti