Amerika i ka gati tarifat e reja për 16 partnerë tregtarë

Amerika i ka gati tarifat e reja për 16 partnerë tregtarë

Amerika i ka gati tarifat e reja për 16 partnerë tregtarë

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump pritet të shpallë tarifa të reja importi ndaj 16 partnerëve kryesorë tregtarë të SHBA-së, pas një hetimi mbi kapacitetet e tepërta industriale.

Sponsor 3M Express

Sipas tre burimeve të njohura me çështjen, rezultatet e hetimit pritet të publikohen së shpejti, ndërsa Zyra e Përfaqësuesit Tregtar të SHBA-së (USTR) pritet të propozojë detyrime të reja doganore për një gamë të gjerë produktesh.

Sipas Reuters, tarifat e reja synojnë pjesërisht të zëvendësojnë ato të mëparshmet, të cilat u rrëzuan nga Gjykata Supreme amerikane në shkurt.

Masat pritet të përshtaten sipas secilit partner tregtar. Burimet kanë bërë të ditur për Reuters se Meksika dhe Norvegjia nuk pritet të përballen me tarifa të menjëhershme.

Ndërkaq, administrata amerikane pritet të respektojë kufijtë tariforë të përcaktuar në marrëveshjet tregtare me partnerët e saj. Për produktet nga Bashkimi Evropian, Japonia dhe Koreja e Jugut, kufiri pritet të jetë 15%, ndërsa për Malajzinë 19%.

Në fokus të hetimit janë Kina, India, Japonia, Koreja e Jugut, Meksika, Vietnami, Tajvani, Tajlanda, Malajzia, Indonezia, Zvicra, Norvegjia, Singapori, Bangladeshi, Kamboxhia dhe Bashkimi Evropian.

Ish-zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Tregtisë, Ryan Majerus, ka deklaruar se raporti mund të përmbajë tarifa të diferencuara, të cilat mund të arrijnë nga 15% deri në 25% për importet nga vendet që konsiderohen se kanë kapacitete të tepërta prodhuese.

Administrata Trump ka veçuar Kinën si burimin kryesor të këtij fenomeni, duke pretenduar se prodhimi i saj i tepërt po ndikon në tregjet globale, veçanërisht në sektorët e çelikut, aluminit, automjeteve elektrike dhe produkteve të energjisë diellore, transmeton Klankosova.tv.

Pekini i ka kundërshtuar këto pretendime, duke argumentuar se eksportet kineze janë rezultat i avantazheve konkurruese.

Ndërkohë, sipas një sondazhi të Reuters/Ipsos, 62% e të anketuarve në SHBA mbështesin përpjekjet për shfuqizimin e tarifave, të cilat kanë kontribuar pjesërisht në rritjen e çmimeve të produkteve të konsumit në vend.

Lexo edhe

John Travolta shfaqet krah vajzës së tij në Itali, dyshja tërheq vëmendjen në festivalin e filmit

John Travolta shfaqet krah vajzës së tij në Itali, dyshja tërheq vëmendjen në festivalin e filmit

​Përfundon mbledhja e Komisionit për Buxhet, raporti i shpenzimeve të Kuvendit shqyrohet të premten

​Përfundon mbledhja e Komisionit për Buxhet, raporti i shpenzimeve të Kuvendit shqyrohet të premten

#97 : Shëndeti në rend të parë – Violeta Zatriqi, Kirurge e Kirurgjisë Plastike

#97 : Shëndeti në rend të parë – Violeta Zatriqi, Kirurge e Kirurgjisë Plastike