Ambasada në SHBA uron Mikhail Bogachek për nominimin si ambasador në Kosovë

Ambasada në SHBA uron Mikhail Bogachek për nominimin si ambasador në Kosovë

Ambasada në SHBA uron Mikhail Bogachek për nominimin si ambasador në Kosovë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka përshëndetur nominimin e Mikhail Bogachek për të shërbyer si ambasadori i ardhshëm i SHBA-së në Kosovë.

Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, i ka përcjellë urimet Bogachek, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm në forcimin e miqësisë së qëndrueshme dhe marrëdhënieve të veçanta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sponsor 3M Express

“Presim me padurim të punojmë së bashku për të forcuar më tej miqësinë tonë të qëndrueshme dhe marrëdhënien unike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

Nominimi i Bogachek vjen në kuadër të vazhdimit të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, të cilat kultivojnë marrëdhënie të ngushta politike dhe diplomatike. 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Ky është 39-vjeçari shqiptar që u vra me armë zjarri në Spanjë, ja pista ku po hetohet

Ky është 39-vjeçari shqiptar që u vra me armë zjarri në Spanjë, ja pista ku po hetohet

S’ka kuorum, shtyhet mbledhja e Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

S’ka kuorum, shtyhet mbledhja e Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen 3 persona me burg

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen 3 persona me burg