Ambasada e Zvicrës mbështet promovimin e muzikës kosovare në skenën ndërkombëtare

Ambasada e Zvicrës mbështet promovimin e muzikës kosovare në skenën ndërkombëtare

Ambasada e Zvicrës mbështet promovimin e muzikës kosovare në skenën ndërkombëtare

Mundësitë e promovimit të muzikës kosovare në skenën ndërkombëtare ishin në fokus të një diskutimi të organizuar nga “Better Together”, në kuadër të javës së konferencës “Prishtina Music Conference”, në hapësirën “Deep Space Prishtina”.

Sponsor 3M Express

Në këtë aktivitet, shefi i Bashkëpunimit në Ambasadën e Zvicrës në Kosovë, Mattia Poretti, hapi mbrëmjen, e cila shënoi edhe njëvjetorin e platformës “ThisisKosova.Art”, shkruan Telegrafi.

Kjo platformë, e mbështetur nga Zvicra, prezanton talentin krijues të Kosovës.

“Si mund të arrijë skena muzikore e Kosovës në skenën ndërkombëtare?”, ishte pyetja në qendër të diskutimit.

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka falënderuar artistët, ekipin e “ThisisKosova.Art” dhe moderatorin Philipp Konrad Labhart për diskutimin, të cilin e ka cilësuar si frymëzues dhe me shkëmbime të gjalla idesh./Telegrafi/

Lexo edhe

Kosova mbetet pa një titullar për ndeshjet e nëntorit

Kosova mbetet pa një titullar për ndeshjet e nëntorit

Shiroka Pula pret në takim shefin e EULEX-it, diskutojnë për sundimin e ligjit

Shiroka Pula pret në takim shefin e EULEX-it, diskutojnë për sundimin e ligjit

Përfundojnë pas katër orësh bisedimet trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe Amerikës

Përfundojnë pas katër orësh bisedimet trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe Amerikës

Ambasada e Zvicrës mbështet promovimin e muzikës kosovare në skenën ndërkombëtare | Momenti