Sipas “FootballTransfers”, anglezi është shndërruar në alternativë të tretë për krahun e djathtë të mbrojtjes, duke shtuar mundësinë e një largimi që në afatin kalimtar të janarit.
Liverpooli po kërkon përforcime në këtë pozitë, pasi Jeremie Frimpong nuk ka përmbushur pritshmëritë, ndërsa Conor Bradley është penguar nga lëndimet e shpeshta.

Interesim për Alexander-Arnoldin kanë shfaqur edhe Chelsea, Arsenali dhe Manchester City, raporton “TeamTalk”.
Megjithatë, sipas “The Athletic”, mbrojtësi anglez nuk është duke kërkuar largimin nga Madridi.
E ardhmja e tij pritet të varet nga hapësirat që do të marrë në skuadrën e Jose Mourinhos.
Burimi: RTKLive




