Aleanca konfirmon raportimin e Sinjalit për kërcënimet ndaj Ramush dhe Daut Haradinajt, akuzon deputetët e VV-së për mbështetje të fushatës së linçimit

Aleanca konfirmon raportimin e Sinjalit për kërcënimet ndaj Ramush dhe Daut Haradinajt, akuzon deputetët e VV-së për mbështetje të fushatës së linçimit

Aleanca konfirmon raportimin e Sinjalit për kërcënimet ndaj Ramush dhe Daut Haradinajt, akuzon deputetët e VV-së për mbështetje të fushatës së linçimit

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka konfirmuar se deputeti Ramush Haradinaj dhe bashkëpartiaku i tij, Daut Haradinaj, po përballen me kërcënime përmes rrjeteve sociale. Ai ka bërë të ditur se partia ka dorëzuar në Polici dhe organet e drejtësisë të dhënat dhe provat për profilin në Facebook që, sipas tij, po zhvillon fushatë me thirrje për vrasjen e dy vëllezërve Haradinaj.

Sponsor 3M Express

Deklarata e Xhemailit vjen një ditë pasi Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht se një përfaqësues i AAK-së kishte denoncuar në Polici profilin në Facebook me mbishkrimin kërcënues: “Detyra: vrasja e vëllezërve Haradinaj”.

Burimet e Gazetës Sinjali kishin bërë të ditur se më 29 tetor, K.Xh., përfaqësues i AAK-së, ishte paraqitur në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë, ku kishte raportuar për ekzistencën e profilit që përmbante mesazhin në fjalë. Për rastin ishte njoftuar edhe Prokuroria Speciale, e cila kishte udhëzuar inicimin e hetimeve për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Ndërkohë, në reagimin e tij, Xhemaili i ka cilësuar postimet që po publikohen ndaj Ramush dhe Daut Haradinajt si “fushatë të egër, të orkestruar dhe jashtëzakonisht të rrezikshme”.

Ai ka thënë se, përveç profilit të raportuar në Polici, janë edhe dhjetëra llogari të tjera të rreme që, sipas tij, shpërndajnë sistematikisht shpifje dhe informacione të pavërteta.

Xhemaili ka veçuar profilin me emrin “Besmir Kelmendi”, i cili përdor fotografinë e Avni Rrustemit dhe e quan veten “Avni Rrustemi 2.0”. Sipas tij, ky profil, gjatë dy ditëve të fundit, ka zhvilluar fushatë propaganduese me thirrje publike për vrasjen e Ramush Haradinajt dhe Daut Haradinajt.

“Ky profil po tenton të ndërlidhë qëllimisht emrin e familjes Haradinaj me rastin tragjik në Pejë, duke përdorur citate dhe pretendime të rreme të personave të përfshirë në atë ngjarje, me qëllim nxitjen e vetëgjyqësisë dhe akteve vëllavrasëse”, ka deklaruar Xhemaili.

Ai ka bërë të ditur se të gjitha të dhënat dhe provat për këtë profil, si dhe për llogaritë e tjera të ndërlidhura, janë dorëzuar pranë Policisë së Kosovës dhe organeve të drejtësisë.

“Ne do të ndjekim rrugën ligjore deri në fund për secilin individ që fshihet pas këtyre profileve dhe që prodhon apo shpërndan mesazhe të tilla terrorizuese”, ka thënë ai.

Zëdhënësi i AAK-së ka pretenduar gjithashtu se në këtë fushatë të linçimit po japin mbështetje edhe deputetë të partisë në pushtet. Sipas tij, kjo po bëhet në përpjekje për ta zhvendosur vëmendjen e opinionit publik nga dështimi i institucioneve për parandalimin e rastit tragjik në Pejë.

“Tragjeditë njerëzore nuk mund dhe nuk do të lejohen të keqpërdoren për luftë politike e as për nxitje të dhunës. Autorët e këtyre kërcënimeve dhe nxitësit e tyre politikë shumë shpejt do të përballen me forcën e ligjit dhe të drejtësisë”, ka shkruar Xhemaili.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Në moshën 16-vjeçare hakoi Hekurudhat Federale Zvicerane, sot drejton kompaninë e tij të inteligjencës artificiale

Në moshën 16-vjeçare hakoi Hekurudhat Federale Zvicerane, sot drejton kompaninë e tij të inteligjencës artificiale

Drejtori i Spitalit të Mitrovicës u arrestua nën dyshimin për dhunë në familje, reagon SHSKUK

Drejtori i Spitalit të Mitrovicës u arrestua nën dyshimin për dhunë në familje, reagon SHSKUK

Sulm në një qendër strehimi për emigrantë në Irlandë, një person vritet dhe një tjetër plagoset

Sulm në një qendër strehimi për emigrantë në Irlandë, një person vritet dhe një tjetër plagoset

Aleanca konfirmon raportimin e Sinjalit për kërcënimet ndaj Ramush dhe Daut Haradinajt, akuzon deputetët e VV-së për mbështetje të fushatës së linçimit | Momenti