Aleanca kërkon të hiqet nga rendi i ditës rekomandimi për shkarkimin e katër anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që të hiqet nga rendi i ditës së Kuvendit pika që parasheh shqyrtimin e rekomandimit për shkarkimin e katër anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil.

Sponsor 3M Express

Tahiri ka thënë se kjo çështje nuk është diskutuar në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dhe se rekomandimi nuk është shoqëruar me raport vlerësues apo analizë.

Për këtë arsye, ai ka kërkuar që pika të shtyhet dhe të diskutohet në mbledhjen e Kryesisë të së hënës.

Ai ka paralajmëruar se, në rast se procedohet pa respektuar procedurat parlamentare, Aleanca do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

“Para se të vendoset në seancë pika 10-të, kërkojmë largimin e kësaj pike, e diskutojmë në Kryesi të hënën”, ka deklaruar Tahiri.

Ndërkohë, deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, në cilësinë e nënkryetares së parë të Komisionit për Administratë Publike, i është drejtuar ditë më parë Kryesisë së Kuvendit me kërkesën që rekomandimi i Komisionit për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të kthehet mbrapsht.

Bytyqi ka kritikuar shumicën parlamentare, duke pretenduar se rekomandimi për shkarkimin e anëtarëve të këtij institucioni të pavarur është bërë pa arsyetim dhe pa respektim të procedurave parlamentare.

Ajo e ka cilësuar këtë veprim si tentativë për kapje politike të institucioneve të pavarura dhe administratës shtetërore.

“Institucionet e shtetit nuk janë pronë e Vetëvendosjes. Kapja e shtetit duhet të ndalet”, ka shkruar Bytyqi.

Aleanca po kërkon që rekomandimi të mos shqyrtohet në seancën e sotme, por fillimisht të trajtohet në Kryesinë e Kuvendit, duke ngritur shqetësime për procedurën e ndjekur në këtë rast. /Telegrafi/

Lexo edhe

Mbi 60 mijë euro dëme nga vjedhjet në Fushë Kosovë, arrestohen tre të dyshuar – sekuestrohen ari, para dhe armë

Mbi 60 mijë euro dëme nga vjedhjet në Fushë Kosovë, arrestohen tre të dyshuar – sekuestrohen ari, para dhe armë

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Brezovicë dhe pezullon një biznes në Skenderaj

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Brezovicë dhe pezullon një biznes në Skenderaj

Gjiganti arab përgatit 15 milionë euro për transferimin e Edon Zhegrovës

Gjiganti arab përgatit 15 milionë euro për transferimin e Edon Zhegrovës