Këngëtarja kosovare Rinesa Qeriqi, e njohur me emrin e artit Rinesancë, është ndarë nga jeta në moshën 25-vjeçare, pas një beteje të gjatë me tumorin në tru.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur motra e saj, Drenisa, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur dhimbjen për humbjen e të motrës.
“Mëngjesi i sotëm na erdhi pa ty, Rina jonë. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, deri në përjetësi. Të duam fort, unë, mami, babi, Buna e Froni. Pusho e qetë, shpirt i bardhë”, ka shkruar ajo.
Për ndarjen e saj nga jeta ka reaguar edhe këngëtari Alban Skënderaj, i cili e ka kujtuar Rinesën përmes një mesazhi prekës, duke zbuluar se ajo kishte interpretuar personazhin e Leas në njërin prej videoklipeve të tij.
“Prehu në paqe, Rinesa. Edhe pse tepër shkurt, e jetove jetën me guxim, si një ‘Lea’ e vërtetë”, ka shkruar Skënderaj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




