Alarmi i Netanyahut për Evropën: Raketat dhe terrorizmi i Iranit nuk ndalen në Izrael, edhe ju jeni shënjestër

Alarmi i Netanyahut për Evropën: Raketat dhe terrorizmi i Iranit nuk ndalen në Izrael, edhe ju jeni shënjestër

Alarmi i Netanyahut për Evropën: Raketat dhe terrorizmi i Iranit nuk ndalen në Izrael, edhe ju jeni shënjestër

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka lëshuar një paralajmërim të fortë drejtuar vendeve evropiane lidhur me rrezikun që vjen nga Irani, duke bërë të qartë se kontinenti i vjetër nuk është i immunizuar nga kërcënimet e Teheranit. Këto deklarata u bënë të martën gjatë një takimi zyrtar në Jerusalem me homologun e tij çek, Andrej Babiš.

Sponsor 3M Express

Gjatë fjalës së tij, shefi i qeverisë izraelite theksoi se kapacitetet ushtarake, rrjetet terroriste dhe programi bërthamor i Iranit përbëjnë një rrezik të drejtpërdrejtë jo vetëm për shtetin hebre, por për të gjithë sigurinë evropiane.

“Raketat e Iranit nuk ndalen në kufijtë e Izraelit, as terrorizmi i tij, as ambiciet e tij bërthamore. Evropa nuk është spektatore. Evropa është një shënjestër”, deklaroi prerë Netanyahu.

Në të njëjtën kohë, kryeministri izraelit nuk i kurseu kritikat e ashpra ndaj disa liderëve evropianë të cilët, sipas tij, kanë zgjedhur të distancohen nga politikat e Izraelit. Duke lavdëruar qëndrimin e kryeministrit çek Babiš, Netanyahu vuri në pah dallimin mes aleatëve të vendosur dhe atyre që i quajti udhëheqës të dobët.

“Ka udhëheqës të dobët që i kthejnë shpinën Izraelit, ndërsa ju qëndroni me kokë lart. Ju nuk ndiqni turmën, nuk tërhiqeni përballë terrorizmit, por ndiqni ndërgjegjen tuaj”, shtoi ai.

Vizita e Andrej Babiš në Jerusalem nisi me një takim kokë më kokë me Netanyahun, ku u diskutuan çështje kyçe dypalëshe dhe sfidat e sigurisë në rajon.

Pas bisedimeve private, takimi vijoi në format të zgjeruar me delegacionet qeveritare të të dyja vendeve. Në tryezë morën pjesë ministrat e Punëve të Jashtme, të Mbrojtjes, të Shëndetit Publik dhe të Sporteve nga Izraeli dhe Republika Çeke, të shoqëruar nga kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, sekretari ushtarak i kryeministrit izraelit dhe ambasadorët respektivë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Berisha në foltore, Edi Rama e gjuan me fjalë: Po të bien pantallonat, ik tani

Berisha në foltore, Edi Rama e gjuan me fjalë: Po të bien pantallonat, ik tani

Rudiger reagon ndaj kritikave për Mbappen, Viniciusin dhe ekipin

Rudiger reagon ndaj kritikave për Mbappen, Viniciusin dhe ekipin

Jakup Krasniqi niset drejt Kosovës për vizitë familjare

Jakup Krasniqi niset drejt Kosovës për vizitë familjare

Alarmi i Netanyahut për Evropën: Raketat dhe terrorizmi i Iranit nuk ndalen në Izrael, edhe ju jeni shënjestër | Momenti