Alarm para superduelit Fury – Joshua, dyshimet për një lëndim ngrenë shqetësime

Alarm para superduelit Fury – Joshua, dyshimet për një lëndim ngrenë shqetësime

Alarm para superduelit Fury – Joshua, dyshimet për një lëndim ngrenë shqetësime

Presidenti i UFC-së dhe drejtuesi i Zuffa Boxing, Dana White, ka reaguar ndaj spekulimeve se Tyson Fury mund të tërhiqet nga përballja e shumëpritur me Anthony Joshuan për shkak të një lëndimi.

Sponsor 3M Express

Dueli mes dy boksierëve britanikë, i planifikuar të zhvillohet më 11 dhjetor në Cardiff, konsiderohet një nga përballjet më të mëdha në historinë e boksit britanik.

Shqetësimet për gjendjen fizike të Furyt u ngritën pasi ish-kampioni i botës, Frank Bruno, deklaroi se kishte dëgjuar për një problem fizik që mund ta pengonte boksierin të ngjitej në ring.

Megjithatë, White tha se nuk kishte dëgjuar më parë për ndonjë lëndim të mundshëm të Furyt, duke shtuar se do të duhej të ishte në dijeni nëse raportimet do të ishin të vërteta.

“Është hera e parë që po e dëgjoj këtë. Do të doja të besoja se do ta dija nëse kjo do të ishte e vërtetë. Nuk e kam dëgjuar as thashethemin, e lëre më të di nëse është i vërtetë”, deklaroi White për Sky Sports.

Ai shprehu shpresën që lajmi të mos jetë i vërtetë, duke shtuar se deri më tani nuk ka marrë ndonjë informacion për një problem të tillë.

Ndërkohë, raportimet e mëvonshme kanë sugjeruar se Fury mund të ketë një mavijosje në anën e majtë të fytyrës, por ky problem nuk pritet të jetë pengesë për zhvillimin e duelit.

Për momentin, përballja mes Furyt dhe Joshuas mbetet në plan, ndërsa deklaratat e White nuk kanë konfirmuar ekzistencën e ndonjë lëndimi që do ta rrezikonte atë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Sot mot me vranësira të shpërndara e me intervale me diell

Sot mot me vranësira të shpërndara e me intervale me diell

Raporti i Progresit, pozitë e opozitë me qëndrime të kundërta

Raporti i Progresit, pozitë e opozitë me qëndrime të kundërta

Strategjia për Apelin: Grupi arrin disa ujdi, mbeten konfidenciale (VIDEO)

Strategjia për Apelin: Grupi arrin disa ujdi, mbeten konfidenciale (VIDEO)