Alarm në Zvicër: Mashtruesit dërgojnë letra të falsifikuara në emër të Doganave, qytetarëve u kërkohet pagesë përmes QR-kodit

Autoritetet zvicerane kanë paralajmëruar qytetarët për një skemë të re mashtrimi, përmes së cilës persona të panjohur po dërgojnë letra të falsifikuara në emër të Zyrës Federale të Doganave dhe Sigurisë Kufitare (FOCB).

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ditëve të fundit janë raportuar disa raste të këtij mashtrimi, ku qytetarët kanë pranuar në kutitë postare letra që imitojnë pamjen dhe identitetin vizual të institucioneve federale zvicerane.

Në këto letra pretendohet se marrësit kanë një pako ndërkombëtare që duhet t’i nënshtrohet procedurave doganore dhe se për këtë duhet të paguajnë tarifa përkatëse, raporton 24 heures.

Për kryerjen e pagesës, qytetarëve u kërkohet të skanojnë një kod QR të vendosur në letër. Por, pas këtij veprimi fshihet rreziku: kodi i ridrejton përdoruesit në një faqe interneti mashtruese, e krijuar për të vjedhur të dhënat personale dhe ato bankare të viktimave.

Autoritetet zvicerane kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar, veçanërisht ndaj letrave të papritura që përmbajnë kode QR dhe kërkesa për pagesa, transmeton Telegrafi.

Zyra Federale e Doganave dhe Sigurisë Kufitare këshillon qytetarët që të kontrollojnë me kujdes adresën e internetit ku i drejton kodi QR përpara se të ndërmarrin çfarëdo veprimi.

Në rast dyshimi, rekomandohet që kodi të mos skanohet dhe qytetarët të kontaktojnë drejtpërdrejt shërbimet zyrtare doganore zvicerane për të verifikuar nëse kërkesa për pagesë është e vërtetë.

Autoritetet rikujtojnë se pamja zyrtare e një dokumenti nuk garanton autenticitetin e tij dhe se qytetarët duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm ndaj kërkesave të papritura për pagesë./Telegrafi/

Lexo edhe

Reshje shiu dhe mot i vranët gjatë vikendit në Kosovë

Reshje shiu dhe mot i vranët gjatë vikendit në Kosovë

Bukuroshja Behare Maksutaj banorja më e re në BBK

Bukuroshja Behare Maksutaj banorja më e re në BBK

Dy shqiptarë kapen në tentim-vjedhje në Zvicër, policia i arreston pas ndjekjes në këmbë

Dy shqiptarë kapen në tentim-vjedhje në Zvicër, policia i arreston pas ndjekjes në këmbë

Alarm në Zvicër: Mashtruesit dërgojnë letra të falsifikuara në emër të Doganave, qytetarëve u kërkohet pagesë përmes QR-kodit | Momenti