Një raketë balistike e lëshuar nga rebelët Huthi të Jemenit është interceptuar këtë mëngjes mbi Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite, njoftoi koalicioni i vendeve arabe i udhëhequr nga Arabia Saudite.
Zëdhënësi i koalicionit bëri të ditur përmes një postimi në platformën X se sistemet e mbrojtjes kundërajrore e kanë kapur dhe shkatërruar raketën, e cila ishte drejtuar drejt Riadit.

Më herët, Mbrojtja Civile Saudite kishte lëshuar paralajmërime emergjente për Riadin, Naxhranin dhe Wadi al-Daëasir. Më vonë, autoritetet njoftuan se rreziku kishte kaluar në të tria zonat, raportoi Al Jazeera.
Ndërkohë, koalicioni njoftoi se më herët kishte interceptuar dhe shkatërruar edhe një dron në provincën lindore të Arabisë Saudite.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




