Alarm në Ferizaj nga erërat e fuqishme, raportohet për një person të lënduar

Alarm në Ferizaj nga erërat e fuqishme, raportohet për një person të lënduar

Alarm në Ferizaj nga erërat e fuqishme, raportohet për një person të lënduar

Erërat e fuqishme që kanë përfshirë mbrëmjen e sotme Ferizajn kanë shkaktuar dëme materiale në disa pjesë të qytetit dhe përgjatë rrugëve magjistrale.

Sponsor 3M Express

Sipas Policisë Rajonale të Ferizajt, dëme janë raportuar në biznese, ndërtesa publike dhe automjete. Po ashtu, është raportuar edhe për një person të lënduar.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin daljet dhe lëvizjet e panevojshme, për të parandaluar rreziqet që mund të shkaktohen nga moti i lig, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, ekipet policore, në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe ekipet emergjente, janë në terren dhe po intervenojnë në rrugë e hapësira publike, ku erërat kanë shkaktuar dëme dhe pengesa në qarkullim. Gjithashtu, po trajtohen edhe raportimet e qytetarëve.

Policia ka bërë të ditur se për çdo rast emergjent qytetarët mund të kontaktojnë në këta numra:

  • Policia: 192

  • Zjarrfikësit: 193

  • Emergjenca: 194

Policia apelon për kujdes të shtuar deri në përmirësimin e situatës atmosferike./Klankosova.tv

Lexo edhe

Miratohet në parim Projektligji për Buxhetin 2027

Miratohet në parim Projektligji për Buxhetin 2027

Pak para mesnatës, Kuvendi miraton në parim Projektbuxhetin për vitin 2027

Pak para mesnatës, Kuvendi miraton në parim Projektbuxhetin për vitin 2027

Kuvendi i Kosovës voton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

Kuvendi i Kosovës voton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027