Akuza për “grusht shteti” në Poloni

Akuza për “grusht shteti” në Poloni

Akuza për “grusht shteti” në Poloni

Një përplasje politike për kontrollin e Gjykatës Kushtetuese të Polonisë ka shpërthyer pasi qeveria pezulloi dy gjyqtarët më të lartë të saj dhe ndërmori hapa për ngritjen e akuzave penale ndaj tyre.

Sponsor 3M Express

Ministri polak i Drejtësisë, Waldemar Zurek, deklaroi se kishte kërkuar heqjen e imunitetit të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bogdan Swieczkowski, dhe zëvendëskryetarit Bartłomiej Sochanski, me qëllim që ndaj tyre të mund të ngrihen akuza penale.

Ndërkohë, politikanë të krahut të djathtë nga partia opozitare Ligji dhe Drejtësia (PiS) u mblodhën para ndërtesës së gjykatës në Varshavë për të protestuar kundër këtij vendimi, shkruan bbc.

Policia për ndërhyrje të shpejtë u dislokua për të penguar protestuesit të hynin në ndërtesën e Gjykatës Kushtetuese në Varshavë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Gjykata Kushtetuese deklaroi se dy gjyqtarët vazhdojnë të jenë drejtuesit e saj të emëruar ligjërisht.

“Të gjithë personat që marrin pjesë në këto veprime po kryejnë veprën penale të grushtit të shtetit”, thuhej në reagimin e institucionit.

Kryeministri Donald Tusk mbrojti veprimet e qeverisë, duke thënë se synimi është rikthimi i sundimit të ligjit në vend.

“Rikthimi i sundimit të ligjit është detyra jonë. Pas viteve të paligjshmërisë së Partisë Ligj dhe Drejtësi, ky është një proces i vështirë, ndonjëherë i dhimbshëm, që kërkon veprime vendimtare. Nuk ka rrugë tjetër”, shkroi Tusk.

Ndërkohë, presidenti polak Karol Nawrocki, i cili mbështetet nga PiS, teksa po udhëtonte për në Senegal, është kthyer urgjentisht në Varshavë. /Telegrafi/

Lexo edhe

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të Aflatoksinës B1

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të Aflatoksinës B1

Kosovari bie nga skela në Gjermani, dërgohet me helikopter në spital

Kosovari bie nga skela në Gjermani, dërgohet me helikopter në spital

Si i kushtuan Mbappes 28 pikë për Topin e Artë: Tri vende që nuk i dhanë asnjë pikë francezit

Si i kushtuan Mbappes 28 pikë për Topin e Artë: Tri vende që nuk i dhanë asnjë pikë francezit

Akuza për “grusht shteti” në Poloni | Momenti