Anita Nikaj nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, gjatë protestës në Prishtinë, ka kërkuar drejtësi për gratë e vrara dhe liri për gratë që vazhdojnë të përballen me dhunën.

Ajo tha se qytetarët janë mbledhur para institucioneve, të cilat, sipas saj, i kanë injoruar thirrjet për ndihmë dhe kështu i kanë çuar gratë drejt vdekjes.
Nikaj kritikoi edhe mënyrën se si trajtohen rastet e dhunës ndaj grave në raport me veprat e tjera penale.
“Qytetarë të nderuar, a e dini se në Kosovën tonë të dashur, më shumë dënohesh nëse e vjedh një marmelatë në market sesa kur e dhunon një grua?”, deklaroi Nikaj. /Klankosova.tv




