Aktakuzë ndaj tre personave për fajde dhe manipulim me prova

Aktakuzë ndaj tre personave për fajde dhe manipulim me prova

Aktakuzë ndaj tre personave për fajde dhe manipulim me prova

Aktakuza është ngritur nga Departamenti i Krimeve të Rënda kundër B.K. dhe F.S., ky i fundit në arrati, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Fajdeja”, në bashkëkryerje.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare dhe papërvojën e të dëmtuarit L.S., i kishin dhënë hua shuma të ndryshme parash, duke vendosur kamata dhe provizione mujore dukshëm joproporcionale me shumat e huazuara.

Sponsor 3M Express

Përmes marrëveshjeve të njëpasnjëshme të huadhënies dhe kërkesave për shlyerjen e detyrimeve, ata dyshohet se kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash, ndërsa të dëmtuarve L.S. dhe babait të tij, M.S., u kanë shkaktuar dëm prej 140 mijë eurosh.

Ndërkaq, aktakuzë është ngritur edhe ndaj H.T., nën dyshimin për veprën penale “Manipulimi me prova”.

Sipas aktakuzës, në prill të vitit 2024, në Suharekë, H.T. kishte marrë nga M.S. origjinalin e marrëveshjes së huasë ndërmjet B.K. dhe L.S., me pretekstin se do t’ia prezantonte B.K.-së. Megjithatë, pasi ia kishte prezantuar, dyshohet se e kishte shkatërruar dokumentin, me qëllim që të pamundësonte përdorimin e tij në procedurë penale.

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

FOTO/ Ky është 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën e tij në Itali, fqinjët të tronditur nga ngjarja

FOTO/ Ky është 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën e tij në Itali, fqinjët të tronditur nga ngjarja

Gjashtë ndeshje pa gola apo asistime – pse Mourinho vazhdon t’i besojë Viniciusit?

Gjashtë ndeshje pa gola apo asistime – pse Mourinho vazhdon t’i besojë Viniciusit?

Bebe Rexha mahnit me dukjen glamuroze në Las Vegas, shfaqet me fustan elegant dhe plot shkëlqim

Bebe Rexha mahnit me dukjen glamuroze në Las Vegas, shfaqet me fustan elegant dhe plot shkëlqim

Aktakuzë ndaj tre personave për fajde dhe manipulim me prova | Momenti