Aktakuzë ndaj të dyshuarit për vrasjen e vëllait në Bokshiq të Klinës

Aktakuzë ndaj të dyshuarit për vrasjen e vëllait në Bokshiq të Klinës

Aktakuzë ndaj të dyshuarit për vrasjen e vëllait në Bokshiq të Klinës

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet J.J., nën dyshimin për vrasje të rëndë dhe mbajtje në posedim të paautorizuar të armës.

Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më 21 mars 2026, rreth orës 15:00, në fshatin Bokshiq të Klinës, pas një mosmarrëveshjeje pronësore mes viktimës dhe babait të tyre.

Sponsor 3M Express

I pandehuri dyshohet se pas kësaj mosmarrëveshjeje ka marrë një armë zjarri nga shtëpia dhe ka shtënë katër herë në drejtim të vëllait të tij.

Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka pësuar gjakderdhje të madhe të brendshme dhe të jashtme, për shkak të dëmtimit të arteries në këmbën e majtë. Ai më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës.

Po ashtu, sipas aktakuzës, i pandehuri dyshohet se ka mbajtur pa autorizim një pistoletë të kalibrit 9×19 mm, me një karikator dhe dhjetë fishekë, pa pasur leje nga organet kompetente.

Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprat penale për të cilat akuzohet.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Ymeri e ashpër ndaj Vitisë: S’e di si fle, kur dikush e ka kancerin në gjoks e ti e rregullon mindilin

Ymeri e ashpër ndaj Vitisë: S’e di si fle, kur dikush e ka kancerin në gjoks e ti e rregullon mindilin

Përplasje në Kuvend, Teuta Haxhiu nuk e lëshon foltoren pasi i përfundon koha për fjalim

Përplasje në Kuvend, Teuta Haxhiu nuk e lëshon foltoren pasi i përfundon koha për fjalim

KGJK merr vendime për gjashtë gjykata – këta janë gjyqtarët mbikëqyrës që u emëruan sot

KGJK merr vendime për gjashtë gjykata – këta janë gjyqtarët mbikëqyrës që u emëruan sot