Një person është dërguar në spitalin e Mitrovicës në gjendje të rëndë pas një aksidenti të trafikut me motoçikletë.

Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosovës, Arbreshë Uka, gjendja e pacientit është e rëndë dhe jo stabile për jetën.
“Një pacient e sjell spitali i Mitrovicës 1985 i lindur , aksident me motor. Politraumë e rëndë, gjendje e rëndë dhe jo stabile për jetën, u kryen ekzaminimet e nevojshme në QE. Pacienti po detgohet në sallë operative nga ekipet kujdestare të Neurokirurgjisë dhe Anestezionit, pastaj vazhdon trajtimin në MIQ”.



