Aksident tragjik në Emiratet e Bashkuara Arabe, 14 të vdekur dhe 30 të plagosur

Aksident tragjik në Emiratet e Bashkuara Arabe, 14 të vdekur dhe 30 të plagosur

Aksident tragjik në Emiratet e Bashkuara Arabe, 14 të vdekur dhe 30 të plagosur

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku janë përfshirë 18 automjete dhe pesë kamionë.

Sponsor 3M Express

Aksidenti ka ndodhur të enjten (12 nëntor), në emiratin Fujairah, dhe konsiderohet një nga aksidentet rrugore më vdekjeprurëse në historinë e vendit.

Sipas Policisë së Fujairah, aksidenti ndodhi pasi drejtuesi i një kamioni humbi kontrollin e automjetit pak para mesnatës, në rrugën Sheikh Khalifa bin Zayed, pranë hyrjes së emiratit.

Kamioni u përplas fillimisht me një automjet tjetër, më pas u përmbys dhe goditi disa automjete që kishin ndaluar për shkak të trafikut të rënduar. Përplasja shkaktoi zjarr në kamion, i cili u përhap më pas edhe në disa makina dhe automjete të tjera.

Menjëherë pas ngjarjes, ekipet e emergjencës, forcat e mbrojtjes civile, ambulancat dhe policia mbërritën në vendngjarje, ku ndërhynë për shuarjen e zjarrit dhe transportimin e të plagosurve në spitale.

Sipas Policisë së Fujairah, 15 nga personat e plagosur janë larguar nga spitali, ndërsa 15 të tjerë vijojnë të marrin trajtim mjekësor. Mes viktimave ka edhe shtetas të Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa për identifikimin e disa prej personave të tjerë që humbën jetën autoritetet po përdorin testet e ADN-së.

Në një deklaratë, Ministria e Brendshme e Emirateve të Bashkuara Arabe bëri të ditur se ekipet e emergjencës dhe grupet e specializuara kanë mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.

Ministria u ka bërë gjithashtu thirrje qytetarëve që të informohen përmes burimeve zyrtare dhe të shmangin përhapjen e thashethemeve apo informacioneve të paverifikuara, duke kërkuar respekt për familjet e viktimave dhe për procesin e identifikimit dhe hetimit që po zhvillohet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Është tejet e rëndësishme”, Kurti pas takimit me sekretarin e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës

“Është tejet e rëndësishme”, Kurti pas takimit me sekretarin e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës

Kosova zhvillon stërvitjen e parafundit para ndeshjes me Izraelin

Kosova zhvillon stërvitjen e parafundit para ndeshjes me Izraelin

Kiks Kosova: Mbi 500 mjekë mbesin në shtëpi e dhjetëra ikin në Evropë (VIDEO)

Kiks Kosova: Mbi 500 mjekë mbesin në shtëpi e dhjetëra ikin në Evropë (VIDEO)