Një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete ka ndodhur rreth orës 14:00 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”, në kilometrin e 40-të, në Duhël të Suharekës.

Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë mbetur të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka bërë të ditur se ekipet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me rastin po merret Njësia për Kontroll në Autostrada.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Njëkohësisht, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje shoferëve që të respektojnë shenjat e trafikut dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës./Klankosova.tv





