Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas përplasjes së dy trenave në Spanjën qendrore, raportojnë mediat spanjolle.
Aksidenti ka ndodhur në provincën e Toledos, në jug të Madridit, gjatë mëngjesit të së mërkurës.

Kryetari i komunës së Urdës, Manuel Galan, ka konfirmuar për televizionin publik spanjoll TVE se dy trenat janë përplasur dhe se ka persona të lënduar.
Pas aksidentit, operatori hekurudhor ADIF njoftoi pezullimin e qarkullimit të trenave në linjën e shpejtësisë së lartë që lidh Madridin me jugun e vendit, përfshirë drejtimin për në Andaluzi.
Autoritetet dhe ekipet e emergjencës po merren me situatën, ndërsa priten informacione të tjera për rrethanat e aksidentit dhe bilancin e plotë të viktimave.
Burimi: Dukagjini




