Vëllai i Madh ka marrë një vendim ndëshkues ndaj tre banorëve të “Big Brother VIP Kosova 5”, Akilit, Fuegos dhe Nichit, pas shkeljes së rregullave brenda shtëpisë.

Akili është dënuar me nominim dhe izolim, si pasojë e kërcënimeve dhe gjuhës së përdorur ndaj banorës Antoneta.
Ndërkohë, edhe Fuego dhe Nichi nuk i kanë shpëtuar ndëshkimit të Vëllait të Madh. Dy reperët do të përballen me dy masa ndëshkuese, pasi kanë hyrë së bashku në banjë, duke shkelur kështu rregullat e përcaktuara nga produksioni.
Si rrjedhojë, të tre banorët do të dërgohen në izolim pas përfundimit të spektaklit të sotëm Prime, ndërsa automatikisht do t’i bashkohen listës së të nominuarve për ditën e hënë.
Ky vendim vjen pas disa situatave të tensionuara në shtëpinë e BBVK-së, ku sjelljet e banorëve kanë bërë që Vëllai i Madh të ndërhyjë me masa ndëshkuese. /Telegrafi/
– YouTube youtu.be





