Ahmeti thirrje shqiptarëve në Luginë: Dilni dhe votoni, mbroni përfaqësimin shqiptar në Parlamentin e Serbisë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe vendbanimet e tjera që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka përmend rëndësinë e përfaqësimit politik të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, veçanërisht në mbrojtjen e të drejtave kombëtare, gjuhësore dhe qytetare.

“Përfaqësimi politik i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë ka rëndësi të veçantë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare, gjuhësore dhe qytetare, si dhe për ngritjen e shqetësimeve lidhur me diskriminimin, padrejtësitë dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët në këto treva. Në këto zgjedhje, forcat politike shqiptare paraqiten të bashkuara në listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar”, me numër 17. Pjesëmarrja masovike në zgjedhje është një mundësi për të shprehur vullnetin e lirë dhe për të forcuar përfaqësimin demokratik të shqiptarëve.”, shkruan Ahmeti.

Lexo edhe

20 vjet karrierë dhe një album i ri, Dafina Zeqiri ndan pamje nga xhirimet

20 vjet karrierë dhe një album i ri, Dafina Zeqiri ndan pamje nga xhirimet

250 000 protestues kërkojnë garanci për pensionet shtetërore

250 000 protestues kërkojnë garanci për pensionet shtetërore

Momenti kur dy aeroplanë ushtarakë përplasen në ajër gjatë stërvitjeve në Filipine

Momenti kur dy aeroplanë ushtarakë përplasen në ajër gjatë stërvitjeve në Filipine

Ahmeti thirrje shqiptarëve në Luginë: Dilni dhe votoni, mbroni përfaqësimin shqiptar në Parlamentin e Serbisë | Momenti